Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Bota

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur një prej komandantëve të lartë të Hezbollahut, “zhduket” nga faqja e dheut në një sulm ajror preciz të ushtrisë izraelite, që goditën veturën e tij në Liban.

Pamjet shfaqin veturën duke lëvizur në mes të ditës para se të goditet nga raketa.

Pasi që goditet ngritet në qiell “një top i zjarrtë” si dhe tymi i zi, që tregon se nga vetura dhe personat që gjendeshin brenda “nuk ka mbetur asgjë”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar në një kumtesë se sulmi në jug të Libanit la të vrarë Hussein Ali Azqul, një “operativ” i lartë i Hezbollahut.

Mediat dhe dëshmitarët thonë se sulmi ka ndodhur në rajonin Adloun mes qyteteve Sidon dhe Tyre, rreth 30 kilometra në veri të kufirit me Izraelit.

IDF-ja izraelite bëri të ditur se Azqul ishte i përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste në Izrael.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat