Konflikti Iran-Izrael, shefi i OKB-së: Ndaloni hakmarrjet

Bota

Konflikti Iran-Izrael, shefi i OKB-së: Ndaloni hakmarrjet

Më: 19 prill 2024 Në ora: 23:45
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u ka kërkuar të dyja palëve të përfshira në konflikt, Izraelit dhe Iranit, që të lënë mënjanë hakmarrjet dhe të ndalojnë sulmet.

Sekretari i Përgjithshëm përsërit se është koha për të ndaluar ciklin e rrezikshëm të hakmarrjes në Lindjen e Mesme”, tha zëdhënësi i tij në deklaratë.

“Sekretari i Përgjithshëm dënon çdo akt hakmarrjeje dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojë së bashku për të parandaluar çdo zhvillim të mëtejshëm që mund të çojë në pasoja shkatërruese për të gjithë rajonin dhe më gjerë”, pohoi ai.

Irani sulmoi Izraelin javën e shkuar me dronë dhe raketa, si kundërpërgjigje ndaj pretendimit se Izraeli sulmoi konsullatën iraniane në Siri. Ditën e sotme Izraeli vendosi të kundërpërgjigjet duke hedhur raketa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat