​Ndryshimet klimatike: Frika e një 'situate të panjohur' pas marsit të nxehtë rekord

Bota

​Ndryshimet klimatike: Frika e një 'situate të panjohur' pas marsit të nxehtë rekord

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Ndryshimet klimatike mund të qojnë “në një situate të panjohur” nëse temperaturat nuk bien deri në fund të vitit, ka thënë një shkencëtar kryesor për BBC.

Paralajmërimi erdhi pasi të dhënat treguan se muaji i kaluar ishte marsi më i ngrohtë i regjistruar në botë, duke e zgjatur ecurinë e rekordeve mujore të temperaturës në 10 me radhë.

Kjo ka nxitur shqetësime mes disave se bota mund të jetë duke u kthyer në një fazë të re të ndryshimit edhe më të shpejtë të klimës.

Një fenomen klimatik i quajtur El Niño qëndron pas disa prej nxehtësive të fundit.

Temperaturat duhet të ulen përkohësisht pasi El Niño të dobësohet në muajt e ardhshëm, por disa shkencëtarë janë të shqetësuar se kjo mund të mos ndodhë.

"Deri në fund të verës, nëse ne jemi ende duke parë temperaturat rekorde në Atlantikun e Veriut ose gjetkë, atëherë me të vërtetë kemi lëvizur në një territor të paeksploruar", Gavin Schmidt, drejtori i Institutit Goddard të NASA-s për Studimet Hapësinore, tha për BBC News.

Marsi i vitit 2024 ishte 1,68 C më i ngrohtë se koha "para-industriale" - përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile - sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat