Sekretarja e Thesarit amerikan, kryeministrit kinez: Bisedimet e vështira vendosën bazë mes nesh

Bota

Sekretarja e Thesarit amerikan, kryeministrit kinez: Bisedimet e vështira vendosën bazë mes nesh

Më: 7 prill 2024 Në ora: 08:15
Foto nga takimi

Sekretarja e Thesarit të ShBA-së, Janet Yellen, i tha kryeministrit kinez, Li Qiang, të dielën se aftësia për të pasur biseda të vështira i ka vendosur dy superfuqitë ekonomike në “një bazë më të qëndrueshme” gjatë vitit të kaluar.

Ndërsa ata filluan një takim në Pekin, Li u përgjigj se të dy vendet duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe duhet të jenë partnerë, jo kundërshtarë, duke shtuar se “përparim konstruktiv” ishte bërë gjatë udhëtimit të Yellen.

Yellen tha se Uashingtoni dhe Pekini kishin një “detyrë” për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhënien e ndërlikuar.

“Ndërsa ne kemi më shumë për të bërë, unë besoj se gjatë vitit të kaluar, ne kemi vendosur marrëdhëniet tona dypalëshe në baza më të qëndrueshme,” tha Yellen.

“Kjo nuk do të thotë të injorojmë dallimet tona ose të shmangim bisedat e vështira. Kjo do të thotë të kuptojmë se ne mund të bëjmë përparim vetëm nëse komunikojmë drejtpërdrejt dhe hapur me njëri-tjetrin”.

Ndër tjera, Yellen temë diskutimi e pati ë kërcënimin e prodhimit të tepërt të automjeteve elektrike (EV), paneleve diellore dhe produkteve të tjera të energjisë së pastër për prodhuesit në ShBA dhe vende të tjera.

Ajo vizitoi Pekinin në korrik 2023 për t’u përpjekur për të normalizuar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe pas një periudhe tensioni të rritur të shkaktuar nga dallimet mbi çështjet që variojnë nga Tajvani te origjina e COVID-19 dhe mosmarrëveshjet tregtare, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat