​Të paktën 60 migrantë kanë humbur jetën në Detin Mesdhe, rrugës për në Itali

Bota

​Të paktën 60 migrantë kanë humbur jetën në Detin Mesdhe, rrugës për në Itali

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Të paktën 60 migrantë humbën jetën në Detin Mesdhe gjatë rrugës për në Itali, njoftuan mediat italiane të enjten.

Të mbijetuarit, të cilët u shpëtuan nga anija humanitare Ocean Viking pas disa ditësh në Mesdheun Qendror, pohuan se të paktën 60 njerëz vdiqën gjatë udhëtimit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA, duke cituar organizatën humanitare SOS Mediterranee.

Një grua dhe të paktën një fëmijë janë në mesin e viktimave, shtoi ajo.

Njëzet e pesë të mbijetuar të shpëtuar të mërkurën thanë se u nisën nga qyteti perëndimor i Libisë, Zawiya.

ANSA raporton se dy të mbijetuar u evakuuan nga roja bregdetare italiane pasi humbën vetëdijen dhe u dërguan në një spital në Sicili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat