Përmbyset gomonia me emigrantë që ishte nisur drejt Italisë, 60 të vdekur, mes tyre një fëmijë

Bota

Përmbyset gomonia me emigrantë që ishte nisur drejt Italisë, 60 të vdekur, mes tyre një fëmijë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Të paktën 60 emigrantë që u larguan nga Libia me një gomone dhe u nisën për në Itali, thuhet se vdiqën gjatë udhëtimit.

Kështu raportuan 25 të mbijetuarit e Ocean Viking, anijes SOS Méditerranée, e cila i shpëtoi të mërkurën në Mesdheun qendror.

“Të mbijetuarit u larguan nga Zawiya, Libi, 7 ditë përpara se të shpëtoheshin”, shkruan OJQ-ja në një postim në Twitter.

Motori u prish pas 3 ditësh, duke lënë emigrantët pa ujë dhe ushqim. Të paktën një fëmijë ishte në mesin e viktimave. Dy nga të mbijetuarit u evakuuan nga roja bregdetare italiane gjatë natës dhe u transportuan në spitalin e Siçilisë.

Ngjarje të tilla tragjike nuk janë të pakta dhe as të fundit, në dhjetor të vitit të kaluar një gomone me mbi 80 persona në bord u fundos në brigjet e Libisë.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bëri të ditur se 61 persona humbën jetën  të zhdukur, ndërsa 25 mbijetuan.

Vetëm gjatë vitit 2023, mbi 2000 mijë njerëz humbën jetën në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat