Paralajmërimi i ish gjeneralit britanik: Britania e Madhe është e pambrojtur nëse Ukraina humbet luftën

Bota

Paralajmërimi i ish gjeneralit britanik: Britania e Madhe është e pambrojtur nëse Ukraina humbet luftën

Më: 14 mars 2024 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Brtiania e Madhe duhet të rrisë investimet në forcat e saj të mbrojtjes pasi do të jetë “e pambrojtur” nëse Ukraina nuk fiton luftën”.

Kështu është shprehur ish shefi i ushtrisë, Gjenerali Lord Dannatt, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, shkruan Sky News.

Sekretari i Thesarit në Britaninë e Madhe, Jeremy Hunt deklaroi se shpenzimet do të rriteshin në 2.5% të PBB-së “sapo ta lejojnë kushtet ekonomike”.

Por Lord Dannatt tha: “Unë nuk mendoj se mund të garantojmë se Vladimir Putin do të presë derisa kushtet të na lejojnë të shkojmë në 2.5% … përpara se ai të jetë më agresiv në Evropë.”

“Marina, ushtria dhe forcat ajrore kërkojnë investime”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat