Rusët nisin të rekrutojnë kinezë për luftë

Bota

Rusët nisin të rekrutojnë kinezë për luftë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 12:25
Këto pretendime i ka bërë një bloger ushtarak rus

Duket se humbjet e mëdha të ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë, i ka detyruar autoritetet ruse të sigurisë që të rekrutojnë mercenarë kinezë.

Këto pretendime i ka bërë një bloger ushtarak rus, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Pamjet e shpërndara nga korrespondenti ushtarak rus në kanalin e tij në Telegram, shfaq dy burra të ulur pranë njëri-tjetrin në një tavolinë, duke komunikuar në gjuhën ruse dhe atë kinezë.

‘Nuk ka barriera në gjuhë! Mercenarët nga Kina komunikojnë me komandantin e Brigadës  duke përdorur një përkthyes online”, ka shkruar korrespondenti ushtarak

Presidenti rus Vladimir Putin prej kohësh ka shprehur interesim për rekrutimin e qytetarëve nga Kuba, Armenia dhe Kazakistani.

Në anën tjetër, inteligjenca ushtarak ukrainase pretendon se rusët kanë rekrutuar mercenarë edhe nga Siria e Malajzia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat