Ukrainasit eliminojnë kreun e inteligjencës së batalionit famëkeq rus

Bota

Ukrainasit eliminojnë kreun e inteligjencës së batalionit famëkeq rus

Më: 4 mars 2024 Në ora: 23:37
Vyacheslav Subbotin

Kreu i inteligjencës së brigadës ruse Espanola, Vyacheslav Subbotin është vrarë në Ukrainë, shkruan The New Voice of Ukraine.

Këtë lajm e ka bërë të ditur oficeri ukrainas Anatoliy Shtefan në rrjetin e tij social X.

I ashtuquajturi “korrespondenti” i televizionit propagandues rus RT, Ivan Polyansky, tha se Subbotin është eliminuar gjatë 3 marsit.

Polyansky tha se rrethanat e “vdekjes së tij po hetohen”.

Në anën tjetër Subbotin që më parë ishte pjesë e batalionit të vetëquajtur Vostok, ka qenë pjesë e grupeve huligane ruse që zakonisht krijonin probleme në ndeshjet e futbollit.

Inteligjenca ushtarake e ukrainasve ka njoftuar në janar se partia e Vladimir Putinit ka marrë kontrollin e plotë të këtij grupi mercenarësh, që konsiderohet akoma si ushtria private e Putinit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat