Zelensky: Rusia vazhdon të luftojë kundër civilëve

Bota

Zelensky: Rusia vazhdon të luftojë kundër civilëve

Më: 2 mars 2024 Në ora: 10:50
Volodymyr Zelensky

Rusia ka sulmuar Ukrainën me dronët Shhed, ku mbetën të vdekur dy persona ndërsa tetë të tjerë u plagosën. 18 apartamente u shkatërruan.

Këtë e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në X.

“Rusia vazhdon të luftojë kundër civilëve. Ajo nisi një sulm natën duke përdorur dronët Shahed në Kharkiv, Odesa dhe qytete në rajonin Sumy. Një nga dronët goditi një ndërtesë banimi në Odesa, duke shkatërruar 18 apartamente”.

“Aktualisht janë konfirmuar dy vdekje, me tetë të tjerë të plagosur, mes tyre një fëmijë. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet dhe të dashurit e të ndjerëve”, ka shkruar Zelensky.

Presidenti bëri thirrje edh enjë herë për ndihëm që i nevojitet vendit nga partnerët e Ukrainës.

“Ne kemi nevojë për më shumë aftësi të mbrojtjes ajrore nga partnerët tanë. Mburoja ajrore e Ukrainës duhet të forcohet për të mbrojtur në mënyrë efektive popullin tonë nga terrori rus. Më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa të mbrojtjes ajrore janë ato që shpëtojnë jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat