Më shumë se një miliard njerëz obezë në mbarë botën

Bota

Më shumë se një miliard njerëz obezë në mbarë botën

Më: 1 mars 2024 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën, jetojnë me obezitet. Këtë e tregojnë vlerësimet globale të publikuara në The Lancet.

Kjo përfshin rreth 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave të vitit 2022.

Nga rreth 190 vende, Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e 55-të më të lartë për meshkujt dhe në vendin e 87-të për femrat. Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka një nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti.

Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë gjendjeve serioze shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri.

Duke renditur normat globale të obezitetit (përqindja e popullsisë së klasifikuar si obeze, pasi llogariten dallimet në moshë), studiuesit zbuluan:

SHBA renditet në vendin e 10-të për meshkujt dhe në vendin e 36-të për femrat

India renditet e 19-ta më e ulëta për femrat dhe e 21-ta më e ulëta për meshkujt

Kina është e 11-ta më e ulëta për femrat dhe e 52-ta për meshkuj

Studiuesi i lartë Prof Majid Ezzati, i Kolegjit Imperial në Londër, i tha BBC-së: “Në shumë prej këtyre kombeve ishullore varet nga disponueshmëria e ushqimit të shëndetshëm kundrejt ushqimit jo të shëndetshëm. Në disa raste ka pasur fushata marketingu agresive që promovojnë ushqime të pashëndetshme, ndërkohë që kostoja dhe disponueshmëria e ushqimit më të shëndetshëm mund të jetë më problematike”.

Ezzati, i cili ka vite që shikon të dhënat globale, thotë se është i befasuar me shpejtësinë që ka ndryshuar fotografia, me shumë vende që tani përballen me një krizë obeziteti, ndërsa numri i vendeve ku njerëzit janë nën peshë konsiderohet si shqetësimi më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat