Ukraina goditet nga një valë sulmesh me raketa dhe dronë

Bota

Ukraina goditet nga një valë sulmesh me raketa dhe dronë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Forcat ruse kanë goditur objektiva anembanë Ukrainës, duke përdorur raketa dhe dronë, tha ushtria ukrainase.

Gjatë sulmeve, forcat ukrainase rrëzuan dy raketa të drejtuara “X-59” dhe 12 dronë që fluturonin mbi rajonet Kirovohrad, Odesa dhe Mykolaiv, shkruan CNN.

Një person u vra pasi një ndërtesë banimi u godit në Odesa, tre persona janë dërguar në spital, ndërsa një është shpëtuar nga rrënojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat