“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës”, Von der Leyen në Kiev për përvjetorin e dytë të luftës

Bota

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës”, Von der Leyen në Kiev për përvjetorin e dytë të luftës

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 07:39
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, njoftoi se ka mbërritur sot në Kiev, për të shënuar përvjetorin e dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Në Kiev për të shënuar përvjetorin e vitit të 2-të të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Dhe për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas”, shkroi ajo në X.

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të çlirohet përfundimisht”, shtoi Von der Leyen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat