Droni kamikaz i ukrainasve godet autoblindën ruse, i detyron ushtarët të zbresin

Bota

Droni kamikaz i ukrainasve godet autoblindën ruse, i detyron ushtarët të zbresin

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 15:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Dronët janë bërë një prej armëve me efektivitetin më të lartë në luftën e Ukrainës.

Ata përdoren nga të dyja palët, ku në shumicën e rasteve shkaktojnë vdekjen.

Në një video të filmuar nga ajri, shfaqet momenti kur autoblinda ruse goditet nga droni kamikaz i ukrainasve.

Ishte goditja e parë që çorientoi mjetin e blinduar rus, kurse e dyta i dha goditjen “fatale” që detyroi ushtarët e Vladimir Putinit të zbresin në tokë.

Njëri prej tyre ishte i plagosur dhe kishte vështirësi të largohet, kurse tjetri dukej se ia arrin qëllimit.

Nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase është bërë e ditur se droni ishte lokalizuar si mjet transportues luftarak, dhe pasi kishte marrë operatori dritën e gjelbër e kishte goditur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat