Kryeministri i Katarit thotë se armëpushimi nuk duhet të kushtëzohet me marrëveshjen e pengjeve

Bota

Kryeministri i Katarit thotë se armëpushimi nuk duhet të kushtëzohet me marrëveshjen e pengjeve

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 23:38
Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani theksoi nevojën urgjente për t’i dhënë fund konfliktit Izrael-Hamas dhe për të parandaluar përshkallëzimin, ndërsa foli në Konferencën e Sigurisë në Mynih, të shtunën.

Tani jemi të fokusuar në prioritetin se si t’i japim fund kësaj lufte dhe si të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha ai.

“Disa vende besojnë se për të arritur një armëpushim, është e kushtëzuar të arrihet marrëveshja e pengjeve. Ajo nuk duhet të kushtëzohet”, shtoi Al-Thani, i cili është gjithashtu ministër i Jashtëm

Ajo që duhet të kushtëzohet është katastrofa humanitare atje; ne ndjejmë për të gjithë njerëzit. Krimet dënohen, kushdo qoftë autori”, theksoi tutje ai.

Bisedimet e fundit në Kajro midis Katarit, Egjiptit, Izraelit dhe SHBA-së ende nuk kanë rezultuar në një marrëveshje, raporton CNN.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ai ka pasur “biseda të gjera” me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ai ka përcjellë qëndrimin e tij se duhet të ketë një armëpushim të përkohshëm për të siguruar lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat