‘Tre persona u vranë në sulmet ajrore izraelite pranë Damaskut’

Bota

‘Tre persona u vranë në sulmet ajrore izraelite pranë Damaskut’

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Sulmet ajrore izraelite që synonin një ndërtesë në një zonë të lartë pranë Damaskut – kryeqytetit sirian, vranë tre persona të shtunën herët.

Kështu tha Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, raporton AFP.

Ai nuk mund të konfirmonte menjëherë nëse të vdekurit ishin luftëtarë, shkruan The Guardian.

Ai shtoi se shumë njerëz të tjerë u plagosën në sulmet në një lagje ku kishte “vila për ushtarakët dhe zyrtarët e lartë”.

Monitoruesi i luftës, i cili ka një rrjet burimesh brenda Sirisë, raportoi më herët “sulmin izraelit” në “një ndërtesë banimi në perëndim të kryeqytetit sirian Damaskut”, me zhurmën e “shpërthimeve të dhunshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat