Avionë të NATO-s ngriten mbi Poloni derisa Putin hedh raketa rreth kufirit të saj me Ukrainën

Bota

Avionë të NATO-s ngriten mbi Poloni derisa Putin hedh raketa rreth kufirit të saj me Ukrainën

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Avionë luftarakë të NATO-s janë ngritur rreth kufirit Poloni-Ukrainë pas sulmeve të fundit ruse në territorin ukrainas.

Së paku tre avionë F-16 janë parë në territorin polak, derisa sulmet e urdhëruara nga Vladimir Putin janë intensifikuar, raporton Mirror.

Polonia është anëtar i NATO-s, që nënkupton se çfarëdo sulmi në territorin e saj mund të rezultojë me përfshirje masive të vendeve të tjera anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.

Këtë të mërkurë ka pasur raportime për sulme gjithandej territorit të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqendrën Kievin.  Sulmet ruse janë rritur dukshëm që pas vitit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat