Rusët ikin duke i lënë bashkëluftëtarët e tyre në fushëbetejë

Bota

Rusët ikin duke i lënë bashkëluftëtarët e tyre në fushëbetejë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 15:24
Foto nga takimi

Se betejat e ashpra në Ukrainë janë duke vazhduar e dëshmon më së miri një video e regjistruar nga ajri.

Aty shihen disa ushtarë rusë që braktisen në fushëbetejë nga bashkëluftëtarët që ikin me autoblindë, derisa vazhdimisht sulmoheshin nga artileria ukrainase në Donetsk.

Duke parë se nuk kishin shpëtim, ushtarët rusë me çdo kusht tentojnë të hipin në autoblindë por pa ndonjë sukses.

Është interesant se bashkëluftëtarët që gjendeshin në autoblindë, as që e marrin mundin t’ua zgjasin të paktën dorën.

Pamjet janë filmuar në afërsi të Novomykhailivka, ku ukrainasit brenda një aksioni arritën të shkatërrojnë 11 tanke dhe autoblinda të rusëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat