LIVE Situatë e tensionuar, SHBA vjen me paralajmërimin e fortë për Iranin: Këto nuk do jenë sulmet e fundit!

Bota

LIVE Situatë e tensionuar, SHBA vjen me paralajmërimin e fortë për Iranin: Këto nuk do jenë sulmet e fundit!

Nga: Bota sot Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 20:27 më 03.02.2024
Foto ilustrim

Zyrtari amerikan: SHBA mund të godasë më shumë objektiva në Lindjen e Mesme

Husein al-Mosawi, zëdhënës i Harakat al-Nujaba, një prej grupeve kryesore që mbështeten nga Irani në Irak, zbuti tonet të shtunën duke kërkuar ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri.

Uashingtoni ndërmori këtë hap si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj një baze ushtarake në Jordani, ku si pasojë u vranë 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë. SHBA goditi me dhjetra objektiva në Irak dhe Siri që përdoren nga grupet e mbështetura nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane.

Në një intervistë për ‘Associated Press’ në Bagdad, Husein al-Mosawi, dënoi fillimisht sulmet amerikane, duke thënë se Uashingtoni "duhet të kuptojë se çdo veprim shkakton një reagim". Por më pas ai zgjodhi një ton më pajtues, duke thënë se: “ne nuk dëshirojmë të përshkallëzojmë apo zgjerojmë tensionet rajonale”.

Media shtetërore siriane njoftoi për viktima si pasojë e sulmeve, por nuk dha ndonjë shifër. Rami Abdurrahman, i cili drejton Vëzhguesin Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se 23 persona, të gjithë luftëtarë të këtyre grupeve, ishin vrarë.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane Bassim al-Awadi tha në një deklaratë të shtunën se si pasojë e sulmeve në Irak pranë kufirit me Sirinë ishin vrarë 16 persona, mes tyre edhe civilë. Po sipas tij ishin shkaktuar "dëme të konsiderueshme" materiale mes tyre edhe objekte banimi.

Një zyrtar amerikan tha të shtunën se nga një vlerësim fillestar i dëmeve Shtetet e Bashkuara kishin goditur secilin nga objektivat që kishte planifikuar, përveç disa "shënjestrave dinamike", në lëvizje, të cilat ishin shfaqir ndërsa nisi misioni. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha informacione mbi viktima të mundshëm si pasojë e sulmeve.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion milicish që mbështetet nga Irani lidhur me sulmin në Jordani javën e kaluar.

Irani, ndërkohë është përpjekur të distancohet nga sulmi, duke thënë se milicitë veprojnë pa marrë urdhra prej Teheranit./VOA

Kundërpërgjigja amerikane ndaj Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve paraushtarake

Shtetet e Bashkuara filluan të premten sulme ajrore në Irak dhe Siri ndaj forcave të Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve paraushtarake që i mbështesin, në kundërpërgjigje për vdekjet e tre ushtarakëve amerikanë nga sulmi me dron të dielën në një bazë amerikane në Jordani. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ka patur rreth 40 të vrarë në objektet e goditura. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, sulmet ajrore filluan pak pasi presidenti Joe Biden mori pjesën në ceremoninë solemne në bazën ajrore Dover, për pritjen në atdhe të trupave të ushtarakëve të vrarë amerikanë.

Duke përdorur avionë bombardues me rreze të gjatë, ushtria amerikane goditi të premten në tre vendndodhje të ndryshme në Irak dhe katër në Siri.

Sulmet u urdhëruan si kundërpërgjigje nga presidenti Joe Biden.

U goditën në total rreth 85 objektiva të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe grupet paraushtarake që e mbështesin.

Këto nuk do të jenë sulmet e fundit, tha të premten nëpërmjet telefonit gjeneral lietnant Douglas Sims, drejtor i operacioneve për Shtabin e Përgjithshëm.

“Në këto momente, të gjithë avionët janë kthyer të padëmtuar. Nuk do të jap detaje të tjera për kohën se kur do të bëhen sulmet e tjera”, tha ai.

Ndër objektivat ishin qendrat e komandës dhe kontrollit, qendrat e zbulimit, depot e raketave dhe dronëve, objekte të logjistikës dhe furnizimit me municione për grupet paraushtarake dhe sponsorët e tyre nga Garda Revolucionare e Iranit.

Më pak se tre orë përpara sulmeve ajrore, presidenti Biden dhe zonja e parë Jill Biden morën pjesë në ceremoninë solemne për pritjen në atdhe të trupave të tre ushtarakëve të vrarë amerikanë.

Ata u vranë të dielën nga një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani. Shtetet e Bashkuara fajësuan për sulmin “Rezistencën Islamike në Irak”, një organizatë mëmë për grupet e mbështetura nga Irani.

Koha e përzgjedhur për sulmet ajrore amerikane u përcaktua kryesisht nga moti, i tha Zërit të Amerikës nëpërmjet telefonit zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Nuk pati absolutisht asnjë lidhje me kohën e ceremonisë solemne sot në bazën ajrore Dover”, tha zoti Kirby.

Në ceremoninë solemne në bazën ajrore Dover në Dellauer, morën pjesë familjarët e të rënëve, drejtuesit ushtarakë, ndër ta edhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, si dhe ligjvënësit e shtetit Xhorxhia nga ku ishin të tre ushtarakët e ndjerë: rreshteri William Jerome Rivers, rreshterja Kennedy Ladon Sander dhe rreshterja Breonna Alexsondria Moffett.

Presidenti Biden foli më herët gjatë javës me familjarët e tyre.

“Do të doja të mos më duhej ta bëja këtë telefonatë. E di se nuk ekziston diçka që mund të thuhet apo mund të bëhet për ta lehtësuar dhimbjen. E kam përjetuar vetë”, u tha presidenti Biden nëpërmjet telefonit prindërve Oneida Oliver Sanders dhe Shawn Sanders.

Me mijëra ushtarakë amerikanë të vrarë jashtë vendit ndër vite, jo në të gjitha ceremonitë solemne kanë marrë pjesë presidentët. Kjo është ceremonia e dytë e tillë për presidentin Biden.

Në gusht të vitit 2021, ai mori pjesë në ceremoninë për 13 ushtarakët e vrarë në Kabul gjatë tërheqjes nga Afganistani të forcave amerikane.

Dhe tashmë presidenti përballet me luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë që rrezikon të zgjerohet në një konflikt më të gjerë rajonal.

“Mendoj se shumë vende në rajon po presin se ç’do të ndodhë. Nuk mendoj se ndokush dëshiron ta shndërrojë në një konflikt të përgjithshëm ku secili duhet të marrë një anë”, tha James Robbins, nga Instituti i Politikave Botërore.

Ndërkohë presidenti Biden dhe zyrtarët amerikanë thonë në mënyrë të përsëritur se: Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë me Iranin./voa

"Një tjetër gabim strategjik" - Irani reagon ndaj sulmeve ajrore të SHBA

Nga: A.Sh

Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar sulmet ajrore të Amerikës në Irak dhe Siri, duke paralajmëruar se kjo vetëm do të rrisë tensionet në rajon.

Zëdhënësi Nasser Kanaani tha se sulmet shkelën "sovranitetin dhe integritetin territorial" të dy vendeve.

Ai paralajmëroi se sulmet përfaqësonin "një tjetër gabim aventuresk dhe strategjik nga Shtetet e Bashkuara që do të rezultojë vetëm në rritjen e tensionit në destabilitet në rajon".

Ushtria amerikane nisi sulmet kundër më shumë se 85 objektivave të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) dhe milicitë që ajo mbështet, në hakmarrje për sulmin me dron fundjavën e kaluar në Jordani që vrau tre trupa amerikane.

Aleatët e SHBA-së e paralajmërojnë Iranin, pas sulmeve amerikane ndaj milicive në Irak dhe Siri

Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjetëra zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak të premten vonë, si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë, ishin të suksesshme dhe paralajmëruan sulme të tjera shtesë.

U.S. allies expressed support for the move as Iran, Iraq, and Syria expressed anger amid concerns of widening conflict in the region.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara i mbështetën veprimet e Uashingtonit, ndërsa Irani, Iraku dhe Siria shprehën zemërim në një kohë shqetësimesh për përhapjen e konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Britania e Madhe dhe Polonia lëshuan deklarata në mbështetje të sulmeve amerikane, duke thënë se SHBA-ja ka të drejtë të përgjigjet ndaj sulmeve dhe i paralajmëruan përfaqësuesit e Iranit në rajon se “ata po luajnë me zjarr”.

Teherani tha se i dënon “fuqishëm” sulmet ajrore amerikane.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar ndërhyrje të pashmangshme, pasi një sulm me dron në bazën amerikane në Jordani i vrau tre ushtarë amerikanë më 28 janar.

Uashingtoni e fajësoi Iranin për këtë dhe për furnizimin me armë të milicive në rajon.

Raportohet se forcat amerikane i goditën disa lokacione, katra në Siri dhe tri në Irak.

“Përgjigja jonë filloi sot. Do të vazhdojë në vendet dhe në kohët që ne zgjedhim”, tha presidenti amerikan Joe Biden në një komunikatë pak pas fillimit të sulmeve.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme, apo diku tjetër në botë. Por, ata të cilët mund të kërkojnë të na bëjnë dëm neve, ta dinë këtë: Nëse e lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, tha Biden.

Të shtunën, një zëdhënës i Qeverisë britanike i dënoi veprimet e dyshuara të Iranit në rajon duke i cilësuar ato si “destabilizuese” dhe e përsëriti miqësinë e “palëkundur” të Londrës me Uashingtonin.

“Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë të palëkundur”, tha zëdhënësi i cituar nga Reuters.

“Ne nuk do të komentonim rreth këtyre operacioneve, por ne e mbështesim të drejtën e tyre për t’u përgjigjur ndaj sulmeve”, tha ai.

Zëdhënësi shtoi: “Ne për kohë të gjatë i kemi dënuar veprimet destabilizuese të Iranit nëpër rajon, përfshirë mbështetjen e tij politike, financiare dhe ushtarake për një numër të grupeve të milicive”.

Një aleat tjetër i NATO-s, Polonia, e dënoi Iranin dhe grupet që dyshohet se i sponsorizon.

“Përfaqësuesit e Iranit kanë luajtur me zjarr për muaj dhe vite të tëra, tani po digjen”, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski.

Gjenerali Yehia Rasool, zëdhënës i kryeministrit të Irakut, Shia al-Sudani, e akuzoi SHBA-në se e ka “shkelur” sovranitetin e Irakut me “pasoja katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe rajonit”.

Pas një sulmi të mëhershëm amerikan në Bagdad, al-Sudani u kishte kërkuar rreth 2.000 trupave amerikane në Irak të tërhiqeshin.

Ministria e Jashtme e Sirisë i cilësoi sulmet ajrore amerikane si rrezik për ndezjen e konfliktit.

“Çfarë ka bërë [SHBA] i shërben ndezjes së konfliktit në Lindjen e Mesme në mënyrë shumë të rrezikshme”, tha Ministria siriane, sipas Reuters.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara “e njoftuan Qeverinë irakiane para e t’i kryenin sulmet”, por nuk dha hollësi.

Ai theksoi se sulmet zgjatën 30 minuta dhe u kryen nga bombarduesit B-1 që kishin fluturuar nga Shtetet e Bashkuara.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe, i cili monitoron luftën dhe ka kontakte të shumta brenda Sirisë, tha se 18 luftëtarë pro-iranianë u vranë nga një sulm në Siri.

Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi fillimin e sulmeve të premten, duke thënë se forcat e saj “kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri kundër forcave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe milicive të lidhura me Iranin”.

“Forcat ushtarake amerikane i goditën më shumë se 85 caqe, me shumë avionë luftarakë për të përfshirë bombardues me rreze të gjata veprimi që fluturuan nga Shtetet e Bashkuara”, tha ajo.

Komanda amerikane tha se goditi komanda kontrolli, qendra, qendra të inteligjencës, predha, raketa, depo të dronëve dhe ndërtesa për furnizim me municion të grupeve të milicive.

Mediat shtetërore siriane thanë se “agresioni amerikan” shkaktoi një numër vrasjesh në disa pjesë të zonave të shkretëtirës së Sirisë përgjatë kufirit me Irakun.

Zyrtarët amerikanë thanë se sulmi vdekjeprurës i 28 janarit në Jordani u krye nga milicia e sponsoruar nga Irani, Kataib Hezbollah në Irak, dhe u zotuan se do t’i mbanin përgjegjës ata që kishin gisht në këtë në kohën dhe në vendin që e zgjedh Uashingtoni.

Më 31 janar, ekstremistët e Kataib Hezbollah në Irak njoftuan “pezullimin” e operacioneve kundër forcave amerikane. Ky grup tha se pezullimi nënkupton shmangien e “turpërimit” të Qeverisë së Irakut dhe la të kuptohej se sulmi me dron lidhej me mbështetjen amerikane për Izraelin në luftën në Gazë.

Biden ka qenë nën trysni nga republikanët për të vepruar më ashpër kundër Iranit, pas sulmit në Jordani, por tha në fillim të kësaj jave se “ne nuk kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Nuk po e kërkoj këtë”.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha më 2 shkurt gjatë një vizite në një rajon të varfër në jug të vendit se Teherani nuk po kërkon konflikt ushtarak, por shtoi se do të përgjigjej me forcë ndaj çdo vendi që e kërcënon Republikën Islamike.

“Ne nuk do ta nisim asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na ngacmojë, do të përballet me një përgjigje të fuqishme”, tha Raisi gjatë vizitës në Provincën Hormozgan, e cila ndodhet në Gjirin e Omanit.

Përleshjet mes forcave amerikane dhe milicive të mbështetura nga Irani po ndodhin në një kohë të një fushate ushtarake katërmujore të Izraelit në Rripin e Gazës kundër grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, Hamas, luftëtarët e të cilit i vranë rreth 1.200 njerëz në Izrael, shumica e tyre civilë, më 7 tetor.

Rebelët e grupit jemenas, Huthi, mbështetur nga Irani, po ashtu po kryejnë sulme ndaj anijeve ndërkombëtare të mallrave në rajon, siç thonë, në përpjekje për t’i sulmuar anijet izraelite dhe për të shfaqur përkrahjen e tyre për palestinezët.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë drejt rajonit për rundin e pestë të bisedimeve rreth krizës në këtë rajon nga 3-8 shkurt. Raportohet se ai do t’i vizitojë Arabinë Saudite, Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe Bregun e uzurpuar Perëndimor, në përpjekje për ta siguruar lirimin e pengjeve që Hamasi i mori gjatë sulmeve në Izrael në tetor./REL

“Hakmarrja” e SHBA-së, sulm mbi 85 objektiva në Irak dhe në Siri - disa të vdekur

Ushtria amerikane ka nisur një sulm ajror mbi të paktën 85 objektiva në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani të premten, ku sipas Sky News, raportohet për disa të vdekur.

U përdorën avionë të shumtë, duke përfshirë bombarduesit me rreze të gjatë B-1 të NISURnga SHBA – duke shënuar hapjen e hakmarrjes për sulmin me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani fundjavën e kaluar .

Një deklaratë nga Komanda Qendrore e SHBA tha: “Forcat e Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM) kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri kundër Forcës Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupeve të milicisë së lidhur.

“Forcat ushtarake amerikane goditën më shumë se 85 objektiva, me avionë të shumtë duke përfshirë bombardues me rreze të gjatë të fluturuar nga Shtetet e Bashkuara.

“Sulmet ajrore përdorën më shumë se 125 municione precize.”

Sulmet synonin “operacionet e komandës dhe kontrollit, qendrat e inteligjencës, raketat dhe raketat, dhe depot e mjeteve ajrore pa pilot, dhe objektet e zinxhirit të furnizimit të logjistikës dhe municionit”.

Presidenti Joe Biden dhe liderë të tjerë të lartë të SHBA-së kanë paralajmëruar prej ditësh se vendi do të kundërpërgjigjet kundër milicive dhe e kanë bërë të qartë se nuk do të jetë vetëm një goditje, por një “përgjigje e shkallëzuar” me kalimin e kohës.

Britania e Madhe mbështet "të drejtën e Amerikës për t'u përgjigjur"

Nga: A.Sh

Mbretëria e Bashkuar mbështet "të drejtën e Amerikës për t'iu përgjigjur" sulmeve, tha një zëdhënës i qeverisë.

Duke iu përgjigjur sulmeve të natës së kaluar në Irak dhe Siri, qeveria tha se megjithëse nuk do të komentonte operacionet e SHBA-së, ajo ka "dënuar prej kohësh" aktivitetin e Iranit në rajon.

"Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA janë aleatë të palëkundur," tha zëdhënësi.

“Ne nuk do të komentonim mbi operacionet e tyre, por ne mbështesim të drejtën e tyre për t'iu përgjigjur sulmeve.

"Ne kemi dënuar prej kohësh aktivitetin destabilizues të Iranit në të gjithë rajonin, duke përfshirë mbështetjen e tij politike, financiare dhe ushtarake për një numër grupesh militante."

SHBA-ja nisi sulmet në 85 objektiva në shtatë lokacione si hakmarrje ndaj një sulmi në Jordani që vrau tre trupa amerikane.

Sulmet ajrore të ShBA-së, Iraku paralajmëron për “ndikime serioze”

Dëmi nga sulmet ajrore të ShBA-së në Irak është ende duke u përcaktuar, por ushtria e saj lëshoi një deklaratë duke dënuar sulmet.

“Këto sulme ajrore përbëjnë një shkelje të sovranitetit të Irakut, minojnë përpjekjet e qeverisë irakiane dhe përbëjnë një kërcënim që mund ta çojë Irakun dhe rajonin në pasoja të rënda.

Rezultatet do të kenë implikime të rënda në sigurinë dhe stabilitetin në Irak dhe rajonin përreth”, tha Yahya Rasool, zëdhënësi i ushtrisë irakiane, raporton “AlJazeera”.

Forcat amerikane në Lindjen e Mesme dhe aleatët e tyre janë përballur me sulme të shtuara që nga fillimi i luftës në Gaza, duke u sulmuar më shumë se 165 herë që nga mesi i tetorit.

Me sulmet e fundit në Irak, Biden i ka dërguar mesazh Iranit

Joe Biden po akuzohet se “ka zbutur” Iranin pasi nisi sulmet hakmarrëse në Siri dhe Irak pesë ditë pas vrasjes së tre trupave amerikane në Jordani.

Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, tha se presidenti amerikan me sulmet e fundit i ka dërguar mesazh Iranit dhe botës.

“Shtrëngimi publik i duarve dhe sinjalizimi i tepruar dëmton aftësinë tonë për t’i dhënë fund breshërisë së sulmeve gjatë muajve të fundit”, tha republikani në X.

“Tani është koha që presidenti Biden të pajtohet me realitetin se politika e tij për të qetësuar Iranin ka dështuar”, shtoi ai.

Zyrtarët amerikan kanë deklaruar se ushtria ishte duke pritur mot të favorshëm përpara se të kryente sulmet, duke lënë të nënkuptohet që kjo goditje ishte planifikuar që moti.

Bëhet e ditur se sulmet të cilat shënjestruan më shumë se 85 objektiva në Irak dhe Siri po cilësohen si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve amerikan.

Iraku u informua përpara sulmeve, thotë SHBA

Nga: A.Sh

Shtetet e Bashkuara kanë informuar Irakun përpara sulmeve të mbrëmshme kundër tre vendeve të militantëve brenda vendit, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve: "Ne e informuam qeverinë irakiane përpara sulmeve."

Komenti i tij erdhi vetëm pak minuta pasi ushtria e Irakut i dënoi ata si shkelje të sovranitetit të Irakut.

Ai tha se sulmi ajror ishte "një kërcënim që do të tërheqë Irakun dhe rajonin në pasoja të paparashikuara".

Yahya Rasool Abdullah, një zëdhënës i komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut, tha se sulmet erdhën në një kohë kur "Iraku po përpiqet të sigurojë stabilitetin e rajonit".

Forcat ushtarake amerikane goditën më shumë se 85 objektiva në Irak dhe Siri si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani fundjavën e kaluar.

Kataib Hezbollah në hije i Irakut, i cili akuzohet nga SHBA për sulmin në Jordani, tha në fillim të kësaj jave se do të ndalonte sulmet ndaj forcave amerikane.

Por një grup tjetër irakian i mbështetur nga Irani, Nujaba, tha se do të vazhdojë të nisë sulmet në rajon derisa të përfundojë lufta e Gazës dhe forcat amerikane të largohen nga Iraku.

Pamjet e para të sulmeve amerikane në Irak dhe Siri, flakë e shpërthime të forta

SHBA-ja ka nisur sulme hakmarrëse ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Siri dhe Irak.

Sulmet e SHBA-së vijnë pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani gjatë javës së kaluar.

Siç raportojnë mediet e huaja, këto sulme ajrore u nisën kundër Forcave Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit dhe grupeve të të tjera militante.

Tani, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje që si duket dokumentojnë këto sulme.

Në këto video mund të shohim zjarrin e madh që ka kapluar objektet e grupeve militante si dhe tym i dendur që ngrihet në qiell, aty dëgjohen gjithashtu edhe shpërthime të forta.

Ndryshe, SHBA-ja ka mobilizuar aeroplanë të shumtë duke përfshirë bombardues me rreze të gjatë.

Në këto sulme u përdorën gjithashtu më shumë se 125 municione precize.

Objektivat përfshinin operacionet e komandës dhe kontrollit, qendrat e inteligjencës, raketat, vendet e magazinimit të dronëve, si dhe objektet e zinxhirit të furnizimit të logjistikës dhe municionit të grupeve të milicisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat