Përleshje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Maldiveve

Bota

Përleshje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Maldiveve

Më: 31 janar 2024 Në ora: 14:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Përleshjet fizike shpërthyen në parlamentin e Maldives, mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës lidhur me miratimin e ministrave të rinj.

Kaosi shpërtheu pasi Partia Demokratike e Maldives (MDP) e opozitës vendosi t’u mohojë miratimin parlamentar katër anëtarëve të kabinetit të presidentit të zgjedhur Mohamed Muicu, përpara votimit.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si deputetët shtyhen dhe i tërheqin këmbët njëri-tjetrit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Anëtarët e Kongresit Kombëtar Popullor në pushtet (PNC) dhe Partisë Progresive të Maldiveve (PPM) iu përgjigjën situatës duke organizuar një protestë, duke ndërprerë seancën parlamentare.

Edhe pse partia e koalicionit qeverisës formoi qeverinë, ata nuk kanë shumicën në parlament, i cili mbetet nën kontrollin e MDP-së së ish-presidentit Ibrahim Mohamed Solih.

Videot nga Parlamenti tregojnë se deputeti i Kandithema, Abdul Shahim Abdul Hakim dhe deputeti i Kendikulhudho, Ahmed Easa duke u përleshur pasi Easa rrëzohet për tokë nga Hakimi.

Hakimi pësoi lëndime në kokë kur dy deputetë ranë pranë sallës gjatë një përleshjeje fizike, dhe më pas u dërgua në një spital për trajtim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat