Tërmet i fortë në jugun e Guatemalës, nuk dihet nëse ka viktima

Bota

Tërmet i fortë në jugun e Guatemalës, nuk dihet nëse ka viktima

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë gjashtë ballë goditi jugun e Guatemalës, njoftuan autoritetet lokale mëngjesin e kësaj të shtune, duke deklaruar se nuk ka raportime për viktima.

Tërmeti u regjistrua të premten në orën 23:52 me orën lokale, me epiqendër në Oqeanin Paqësor, sipas Institutit të Sizmologjisë të Guatemalës.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 48 kilometrash dhe është ndjerë në jug të vendit, si dhe në qytetin turistik të Antigua Guatemalës.

“Për momentin, nuk ka të dhëna për viktimat dhe dëmet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Rodolfo Garcia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat