Ukrainasit godasin pozicionet e rusëve me robot, pamjet e publikuara nga ajri shfaqin momentin e sulmit

Bota

Ukrainasit godasin pozicionet e rusëve me robot, pamjet e publikuara nga ajri shfaqin momentin e sulmit

Më: 14 janar 2024 Në ora: 15:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Për të zvogëluar sa më shumë humbjet në njerëz, ukrainasit kanë filluar me përdorimin e robotëve të ndryshëm që janë të pajisur me armë të ndryshme.

Një robot i quajtur Ironclad shihet sesi i afrohet pozicioneve mbrojtëse të rusëve, dhe mbi ta fillon të shtie me mitraloz të kalibrit të madh.

Në një zonë malore, roboti kalon pranë tankeve të shkatërruara ruse, dhe pasi lokalizon ata që ishin qindra metra larg, fillon të shtie mbi ta.

Me armë të tilla, ukrainasit mëtojnë të zvogëlojnë sa më shumë humbjet në njerëz. E armë të tilla, ukrainasit kanë marrë shumë nga vendet e perëndimore.

Madje në shumë aksione janë përdorur ekskluzivisht robotë të tillë, që dirigjohen nga distanca me telekomandë dhe operatori në kohë reale mund të sheh se çfarë po ndodhë direkt përmes kamerës së instaluar në këtë robot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat