Rusia i përgjigjet sulmeve brenda territorit të saj, sulmon Kharkivin e Ukrainës

Bota

Rusia i përgjigjet sulmeve brenda territorit të saj, sulmon Kharkivin e Ukrainës

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 00:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ukraina thotë se është sulmuar në qytetin Kharkiv, vetëm disa orë pasi ushtria e saj kreu sulme ajrore brenda territorit rus në qytetin Belgorod.

Qyteti Kharkiv gjendet afër kufirit me Rusinë dhe kryebashkiaku Igor Terekhov thotë se janë dëgjuar së paku pesë shpërthime në rajon.

Rusia premtoi se do të hakmerrej ndaj Ukrainës, e cila kjo e fundit kreu një mori sulmesh të shtunën në Belgorod, ku mbetën të vrarë 14 persona.

Ukraina thotë se për synim ishin caqet ushtarake dhe se Rusia dështoi që me mbrojtjen e saj ajrore të mbrojë civilët.

Kharkiv dhe Belgorod janë afërsisht 80 kilomettra larg njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat