Wagner po ribrendohet, mercenarët rusë do të quhen si njësitë naziste në Afrikë

Bota

Wagner po ribrendohet, mercenarët rusë do të quhen si njësitë naziste në Afrikë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 23:42
Wagner

Gazeta franceze Le Monde raportoi se ministria ruse e Mbrojtjes, ka krijuar një trupë të re të quajtur “Africa Corps” për të forcuar praninë e saj në Libi dhe Afrikë.

Gazeta franceze tha se në këtë trupë do të përfshihen anëtarë të grupit mercenar rus Wagner si dhe rekrutët e rinj, duke theksuar se kanë filluar procedurat për pranimin e personelit të ri.

Le Monde sqaroi se këto reforma ruse në grupin Wagner vijnë pas vizitave të ndërsjella të delegacioneve libiane dhe ruse, të cilat rezultuan me marrëveshjen midis Haftarit dhe Putinit për zgjerimin e pranisë ruse në Libi dhe Afrikë, përmes Korpusit të ri afrikan.

Gazeta thekson se Moska po përpiqet përmes Ministrisë së Mbrojtjes të rindërtojë praninë e saj në Afrikë dhe të braktisë markën Wagner.

Gjithashtu u theksua se ky emër i ri u frymëzua drejtpërdrejt nga “Afrika Corps”, batalionet gjermane që luftuan në Afrikën e Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën drejtimin e gjeneralit Erwin Rommel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat