Borrell: BE-ja dënon fuqishëm sulmet e Houth në Detin e Kuq

Bota

Borrell: BE-ja dënon fuqishëm sulmet e Houth në Detin e Kuq

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 17:41
Joesp Borrell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se BE-ja dënon fuqishëm sulmet e Houthi-ve në Detin e Kuq.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në X.

Borrell ka njoftuar se BE-ja është në koordinim me partnerët e saj për t’iu kundërvënë efektivisht kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë.

“Ndërprerja e lundrimit ndërkombëtar dhe sigurisë detare është e papranueshme dhe duhet të pushojë. Ne po koordinojmë me partnerët për t’iu kundërvënë efektivisht këtyre kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat