U hodh nga tanku i mbushur me dy tonelata TNT, ushtari rus deshi ta thyejë vijën mbrojtëse të ukrainasve – i dështon misioni

Bota

U hodh nga tanku i mbushur me dy tonelata TNT, ushtari rus deshi ta thyejë vijën mbrojtëse të ukrainasve – i dështon misioni

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Trupat ruse kanë tentuar të thyejnë vijën mbrojtëse të ukrainasve, duke e mbushur një tank me ty tonelata TNT dhe ta niste drejt fshatit Vodyane, por ky sulm dështoi kur ra mbi një minë antitank.

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shfaq ushtarin rus që shihet duke kërcyer nga tanku i cili vazhdonte të lëvizte në drejtim të pozicioneve të ukrainasve.

Ai vrapon dhe tenton të fshihet nën rrënojat e disa tankeve të shkatërruara, duke e ditur efektin e një shpërthimi të tillë.

Por tanku u ndalë në gjysmë të rrugës dhe dështoi misioni, pasi shkeli mbi një minë antitank që e aktivizoi dhe e hodhi në erë tankun e mbushur me TNT.

Kjo nuk është hera e parë që rusët përdorin të ashtuquajturën taktikë “të tankeve kamikaze” kundër ukrainasve.

E këto raste rrallë se janë filmuar me kamerë, dhe ky rast është një dëshmi se çfarë metodash aplikon në luftë duke shkelur çdo konventë për luftëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat