ShBA: Palestinezët duhet të lejohen të kthehen në veri të Gazës sa më shpejt

Bota

ShBA: Palestinezët duhet të lejohen të kthehen në veri të Gazës sa më shpejt

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

David Satterfield, i dërguari special i ShBA-së për çështjet humanitare në Lindjen e Mesme, deklaroi se është kundër zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza.

Ai tha gjithashtu se palestinezët që u larguan nga Gaza veriore pas kërkesave izraelite, siç citon Al Jazeera, “duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë në veri sa më shpejt të jetë e mundur”.

Tutje Satterfield përsëriti se ShBA-ja “dëshiron ta shohë Izraelin të ketë sukses në fushatën e saj”, dhe paralajmëroi Hezbollahun të ndërpres sulmet ndaj Izraelit nëse dëshiron të shmangë një përshkallëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat