Shefi i OBSH-së: Kemi humbur kontaktet me personelin në spitalin Al-Shifa

Bota

Shefi i OBSH-së: Kemi humbur kontaktet me personelin në spitalin Al-Shifa

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:29
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka “humbur sërish kontaktin” me personelin shëndetësor në spitalin Al-Shifa në Gaza, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në X.   

“Raportet për inkursion ushtarak në spitalin Al-Shifa janë thellësisht shqetësuese. Kemi humbur sërish lidhjet me personelin shëndetësor në spital. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të pacientëve të tyre”- tha Ghebreyesus.

Izraeli tha se ushtria izraelite ka nisur një operacion “të synuar” kundër Hamasit herët në mëngjes të mërkurën në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, ku besohet se janë strehuar mijëra palestinezë.

Në deklaratën e tij të mërkurën, Izraeli akuzoi përsëri Hamasin se vazhdon të përdorë kompleksin e madh spitalor për qëllime ushtarake. Hamasi mohon akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat