Gjysmëhena e Kuqe konfirmon hyrjen e 26 kamioneve me ndihma në Gaza

Bota

Gjysmëhena e Kuqe konfirmon hyrjen e 26 kamioneve me ndihma në Gaza

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 22:09
Ilustrim

26 kamionë me ndihma hyjnë në Gaza përmes pikëkalimit të Rafahut, duke e çuar në 144 numrin e tyre të përgjithshëm.

Lajmi u bë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, e cila në një njoftim në platformën X tha se janë lejuar vetëm 144 kamionë që transportonin kryesisht ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore që nga dita kur Izraeli nisi sulmet ndaj Hamasit.

Izraeli deri më tani nuk ka lejuar hyrjen e karburantit në Gazën e rrethuar.

Sipas qeverisë izraelite drejtuesit e Hamasit kanë mjaftueshëm karburant, por e përdorin për armatime, duke lënë në mëshirë të fatit popullatën e gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat