Në gjendje të dehur, ushtari ukrainas vret dy kolegët dhe tenton të arratiset nga vendngjarja

Bota

Në gjendje të dehur, ushtari ukrainas vret dy kolegët dhe tenton të arratiset nga vendngjarja

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 23:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ushtar ukrainas është arrestuar me dyshimin për vrasjen e dy oficerëve të tjerë në Kiev pas një nate dehjeje.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas tha se ushtari kishte pirë alkool me dy kolegët e tij në kryeqytet pas një turni 24 orësh. Më pas, ai dyshohet se qëlloi dhe vrau të dy ushtarët “si rezultat i një konflikti të papritur” përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se një pushkë kallashnikov u sekuestrua nga oficerët e zbatimit të ligjit që ndaluan të dyshuarin.

“Të gjitha rrethanat e vrasjes janë duke u vërtetuar dhe një hetim është duke u zhvilluar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat