Ekonomia e Rusisë parashikohet të rritet rreth 1.5 përqind, rritja e çmimit të naftës ka kaluar sanksionet

Bota

Ekonomia e Rusisë parashikohet të rritet rreth 1.5 përqind, rritja e çmimit të naftës ka kaluar sanksionet

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 19:44
Putin

Ekonomia ruse është parashikuar të kalojë parashikimet e mëparshme dhe të zgjerohet këtë vit pasi rritja e çmimeve të naftës kapërceu sanksionet perëndimore.

Një rritje e qëndrueshme e çmimeve të naftës pas një tkurrjeje të ofertës ka nxitur ndjeshëm ekonominë ruse, e cila tani parashikohet të rritet me 1.5 përqind këtë vit, raporton The Telegraph.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka në përbërje  71 vende dhe dy institucione të BE-së, ka rritur parashikimet e saj nga -1.5 përqind sa ishte në maj.

Analistët kishin pritur që sanksionet perëndimore kundër Moskës, duke përfshirë kufirin e çmimit në eksportet e saj të naftës, të ishin “më efektive në kufizimin” e rritjes.

“Por të ardhurat nga nafta janë mbështetur nga rritja e çmimeve të naftës dhe aftësia e Rusisë për të kompensuar ndikimin e kufirit duke eksportuar në tregje të reja”, thuhet ndër të tjera.

Çmimet e naftës janë rritur me 30 përqind që nga qershori, pas shkurtimeve të zgjatura të furnizimit nga karteli i prodhuesve të naftës, OPEC dhe aleatët e tij. Nafta e papërpunuar tani është afër 100 dollarëve për fuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat