Momenti kur aeroplani i Wagner-it rus përplaset dhe shpërthen në Mali

Bota

Momenti kur aeroplani i Wagner-it rus përplaset dhe shpërthen në Mali

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 15:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan transportues që kishte lidhje me grupin mercenar rus Wagner është përplasur në Afrikë, një muaj pasi shefi i këtij grupi mercenar humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Moskës.

Aeroplani nga epoka sovjetike Il-76 po aterronte në Mali, ku ky grup mercenar ishte stacionuar.

Gjithçka u zhvillua në afërsi të aeroportit Gao, qytet ky ku zhvillohen luftime të ashpra.

Në një moment aeroplani për transportimin e mallrave shihet duke dalë nga pista, dhe përplaset e përfshihet nga zjarri.

Deri më tani nuk dihet sa persona ishin brenda apo e kanë pësuar me jetë. Megjithatë një video amatore shfaq momentin e përplasjes dhe shpërthimit.

Raportohet se aeroplani u shkatërruar si pasojë e një “defekti teknik” në rezervuarin e karburantit, ndërsa ngjashëm e kishte pësuar edhe kreu i Wanger.

Ai konsiderohej si një prej njerëzve më të fuqishëm në Rusi, por rebelimi i grupit të tij kundër ushtrisë ruse, bëri që ai arratiset përkohësisht në Bjellorusi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat