Sabotuesit dëmtojnë dy aeroplanë dhe një helikopter pranë Moskës

Bota

Sabotuesit dëmtojnë dy aeroplanë dhe një helikopter pranë Moskës

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka njoftuar se dy aeroplanë rusë dhe një helikopterë u dëmtuan në aeroportin Chkalovksy në rajonin e Moskës gjatë 18 shtatorit.

Nga inteligjenca ukrainase kanë bërë të ditur se në këtë aeroport gjenden disa prej aeroplanëve më të rëndësishëm të ushtrisë ruse.

“Një grup i Komitetit Hetues të Rusisë po heton një operacion sabotazhi në të cilin u dëmtuan dy aeroplanë dhe një helikopter më 18 shtator 2023. Incidenti shkaktoi histeri të madhe në komandën e lartë ushtarake: aeroplanë qeveritarë, të ashtuquajtur “aeroplanë të ditës së gjykimit” dhe aeroplanë specialë (aeroplanë zbulues) janë të stacionuar në këtë aeroport”, u tha inteligjenca ukrainase.

Sipas informacionit të shërbimit të inteligjencës ukrainase, persona të panjohur vendosën eksplozivë në një bazë ajrore të mirëmbajtur dhe hodhën në erë aeroplanët AN-148 dhe IL-20 (të dy i përkasin Regjimentit Ajror 354 për Qëllime Speciale), si dhe një helikopter MI-28H që më parë ka marrë pjesë në rrëzimin e dronëve mbi rajonin e Moskës.

“Dëmtimi i aeroplanëve e bën të pamundur rikuperimin e shpejtë të tyre. Pjesa e pasme e helikopterit u dëmtua nga shpërthimi. Një tjetër AN-148 i parkuar pranë të tjerëve u dëmtua lehtë”, thuhet ndër tjera.

Autoritetet ruse janë në kërkim të diversantëve dhe po përpiqen të parandalojnë përhapjen e informacionit për incidentin në mediat lokale.

AN-148 është një aeroplan pasagjerësh, dhe IL-20 është një aeroplan elektronik zbulimi dhe lufte elektromagnetike, i krijuar në bazë të IL-18 dhe i pajisur me një radar anësor, skaner infra të kuqe dhe sensorë të tjerë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat