Britania do të furnizojë Ukrainën me dhjetëra mijëra predha artilerie

Bota

Britania do të furnizojë Ukrainën me dhjetëra mijëra predha artilerie

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën këtë vit me “dhjetëra mijëra” predha artilerie të tjera, njoftoi ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps.

Sot ne kemi demonstruar përkushtimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës dhe kemi vendosur më shumë mbështetje ushtarake, duke përfshirë premtimin e dhjetëra mijëra predhave të tjera artilerie për t’i mundësuar Ukrainës të mbrohet,” tha ai pas një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani.

Ai shtoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të shkojë më tej në muajt e ardhshëm në fushat prioritare të mbështetjes.

Duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe aftësitë e sulmeve me rreze të gjatë, dhe trajnimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat