Zelenskyy udhëton në SHBA për samitin e OKB-së

Bota

Zelenskyy udhëton në SHBA për samitin e OKB-së

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 18:24
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, është njëri ndër liderët botërorë që do të zbres në New York të hënën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në New York fillon zyrtarisht të martën me fjalimet e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, presidentit amerikan Joe Biden, kancelarit gjerman Scholz dhe Zelenskyy, ndër të tjera.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar të mbajë një takim të hapur për Ukrainën të mërkurën.

Në të njëjtën ditë, Scholz, Zelenskyy dhe përfaqësues të tjerë nga politika dhe biznesi do të marrin çmimin “Global Citizen Award” nga grupi i Këshillit Atlantik.

Kujtojmë që pjesë e këtij samiti pritet të jetë edhe Kosova me përfaqësuese, presidenten Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat