Çekët protestojnë kundër qeverisë pro-perëndimore

Bota

Çekët protestojnë kundër qeverisë pro-perëndimore

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 17:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Mijëra çekë kanë marshuar në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të çmimeve të larta dhe luftës në Ukrainë.

Protesta ka bashkuar forcat e ekstremit të majtë dhe të djathtë dhe kjo ishte protesta e tretë e organizuar në Pragë sivjet nga partia e re e njohur si PRO.

Protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e koalicionit prej pesë partive.

Kryetari i grupit populist, Jindrich Rajchl ka fajësuar qeverinë se po ndjekë urdhrat e Brukselit dhe ka kritikuar përkrahjen e shtetit për Ukrainën dhe për lidhjet me SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat