Lufta në Ukrainë, raportohet për një fëmijë të vdekur dhe gjashtë të plagosur nga sulmet ruse në Kherson

Bota

Lufta në Ukrainë, raportohet për një fëmijë të vdekur dhe gjashtë të plagosur nga sulmet ruse në Kherson

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 19:02
Ukrainë

Një fëmijë ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur nga bombardimet ruse në Kherson të Ukrainës.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i administratës ushtarakë të rajonit të Kherson-it, Oleksandr Prokudin, i cili në një postim në platformën Telegram shkruan se Rusia kreu 91 sulme dhe gjuajti 349 predha drejt Ukrainës.

Sakaq ai bën me dije së 20 prej 91 sulmeve u drejtuan drejt Kherson-it si dhe u dëmtuan objektet e infrastrukturës.

Pas sulmeve ruse Ukraina është duke organizuar përpjekje evakuimi në rajon për familjet dhe fëmijët e tyre. Më konkretisht një shtetrrethim do të jetë në fuqi nga ora 20:00 deri në 06:00, duke filluar nga 18 shtatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat