Britania do ta shpallë Wagnerin e Rusisë organizatë terroriste

Bota

Britania do ta shpallë Wagnerin e Rusisë organizatë terroriste

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Britania do të shpallë grupin mercenar rus Wagner si një organizatë terroriste, duke e bërë të paligjshme anëtarësimin ose mbështetjen e saj, tha qeveria e këtij vendi të mërkurën.

Një draft-urdhri që do të paraqitet para parlamentit do të lejojë që pasuritë e Wagnerit të kategorizohen si pronë terroriste dhe të konfiskohen, tha ministria e brendshme në një deklaratë, raporton Reuters,

Ministrja e Brendshme Suella Braverman e përshkroi Wagnerin si “të dhunshëm dhe shkatërrues”.

Ajo kishte vepruar si “një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit jashtë shtetit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat