Rusia përdorë gomat e veturave për të mbrojtur aeroplanët e saj bombardues

Bota

Rusia përdorë gomat e veturave për të mbrojtur aeroplanët e saj bombardues

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:34
Rusia

Rusia duket se ka “gjetur” një metodë të re për të ruajtur aeroplanë luftarak – duke përdorur goma të veturave.

Imazhet satelitore të bazës ajrore Engeles, thellë në jug të Rusisë, shfaqin dy bombardues rus Tu-95 të mbuluar me goma të veturave.

Kjo bazë ajrore gjendet mbi 500 milje larg kufirit me Ukrainën dhe ishte cak i dy sulmeve me dron në dhjetor – ku në njërin humbën jetën tre ushtarë rusë.

Mbetet e paqartë se pse gomat e veturave ishin vendosur mbi fluturake, por ekspertët vlerësojnë se është një metodë e lirë e Rusisë për të mbrojtur aeroplanët.

Një zyrtar ushtarak i NATOS ka thënë për CNN se ka parë imazhet satelitore, por se nuk ka mundur të thotë asgjë nëse gomat kanë ndonjë efekt mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat