Lëre që nuk iu ndalë policisë, por edhe e goditi njërin prej tyre – autoritetet ruse në kërkim të shoferit të furgonit

Bota

Lëre që nuk iu ndalë policisë, por edhe e goditi njërin prej tyre – autoritetet ruse në kërkim të shoferit të furgonit

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 22:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Në qytetin rus Kovrov, shoferi i një furgoni hasi në policinë dhe jo vetëm që nuk u ndalë me kërkesë të tyre, por edhe goditi njërin prej tyre.

Ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, kurse autoritetet ruse të sigurisë kanë arritur ta identifikojnë si Sergei Sovyetov.

Furgoni i tij është gjetur në një fshat jo larg vendit ku ka ndodhur incidenti, kurse shoferi i tij akoma po kërkohet nga organet e rendit.

Si pasojë e kësaj goditje, polici është lënduar rëndë dhe menjëherë është dërguar për trajtim në spitalin më të afërt.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur shoferi i furgonit godet policin dhe më pas vazhdon vozitjen duke e tërhequr për pak metra zvarrë policin, që më pas përfundon i përplasur në tokë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat