Rusia do t‘i thellojë lidhjet me këtë shtet

Bota

Rusia do t‘i thellojë lidhjet me këtë shtet

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2023 Në ora: 13:04
Foto nga takimi

Kjo është diçka që prekëm dje, me shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë, dhe tani Kremlini ka pranuar se Rusia po kërkon të thellojë lidhjet e saj me Korenë e Veriut, përcjell Bota sot.

Kjo vjen mes raporteve që presidenti Putin dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un i kishin shkruar njëri-tjetrit për bashkëpunimin më tej.

“Moska dhe Pheniani ruajnë marrëdhënie të mira, me respekt reciprok, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

"Ne synojmë t'i zhvillojmë ato [marrëdhëniet] më tej, kontaktet po bëhen në nivele të ndryshme," tha ai, duke e quajtur Korenë e Veriut "një fqinj shumë të rëndësishëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat