Droni kamikaz i ukrainasve hedhë në erë sistemit artilerik të rusëve, shpërthimi i madh u kap nga kamera

Bota

Droni kamikaz i ukrainasve hedhë në erë sistemit artilerik të rusëve, shpërthimi i madh u kap nga kamera

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Dronët kamikaz që po i përdor ushtria ukrainase janë bërë makth për trupat pushtuese ruse të Vladimir Putinit.

Madje në shumë raste, këta dronë kanë qenë aq efektiv në operacione ushtarake, saqë kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse si në personel ashtu dhe në makineri luftarake.

E dëshmia më e fundit për këtë është një video e publikuar së fundmi ku shihet sesi dronët e ukrainasve godasin artilerinë ruse, ku nga shpërthimi i fuqishëm krijohet një top i madh i zjarrit që ngritet në qiell.

Në momentin që droni ukrainas përplaset në sistemin artilerik të rusëve që e kishin fshehur në zonën pyjore, vjen deri te një shpërthim i fuqishëm që me gjasë ishte shkaktuar nga artileria që u përfshi nga zjarri.

Në anën tjetër, kundërofensiva ukrainase është duke vazhduar por me një ritëm më të ngadaltë sesa që ishte pritur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat