Të paktën 12 të vdekur pas rënies së autobusit në një luginë në Turqi

Bota

Të paktën 12 të vdekur pas rënies së autobusit në një luginë në Turqi

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 15:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 12 njerëz vdiqën dhe 19 u plagosën në provincën qendrore të Turqisë, Yozgat.

Kur një autobus pasagjerësh u rrëzua nga një autostradë në një luginë herët të hënën (21 gusht), sipas zyrtarëve.

Autobusi po udhëtonte nga Sivas për në Stamboll, shkruan AA.

Një nga 19 personat e plagosur, të cilët u dërguan në spitalet në rrethet e Yozgat dhe Sorgun, ndodhet në gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat