Papa Françesku bën thirrje për zgjidhje paqësore të krizës në Niger

Bota

Papa Françesku bën thirrje për zgjidhje paqësore të krizës në Niger

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 17:52
Papa Françesku

Papa Françesku shprehu sot shpresën për një zgjidhje paqësore të krizës në Niger pas grushtit të shtetit ushtarak në vendin e Afrikës Perëndimore.

Ai u tha besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit se po i ndiqte me shqetësim zhvillimet, duke iu bashkuar thirrjes “për paqe në vend dhe stabilitet në rajonin e Sahelit”, raportoi AP.

Papa Françesku i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të gjejë një zgjidhje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur, për të mirën e të gjithëve”.

Ushtarët rebelë përmbysën presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit muajin e kaluar dhe shpejt konsoliduan pushtetin, duke kundërshtuar përpjekjet për dialog.

Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazum, gruaja dhe djali i tij janë në arrest shtëpiak në kryeqytet.

Bisedimet e mbajtura këtë fundjavë midis regjimit të ri ushtarak të Nigerit dhe një delegacioni nga blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, ECOWAS, thuhet se sollën pak përparim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat