Ukrainasit fillojnë stërvitjen me avionë luftarakë F16

Bota

Ukrainasit fillojnë stërvitjen me avionë luftarakë F16

Nga: A.SH Më: 19 gusht 2023 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Ukrainasit kanë filluar stërvitjen me avionë luftarakë F16, tha ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, përcjell Bota sot.

Megjithatë, gjashtë muaj mësim konsiderohet minimumi i kërkuar, tha z. Reznikov në një intervistë televizive.

Nuk dihet ende se sa kohë do të duhet për të trajnuar inxhinierët dhe mekanikët, shtoi ai.

Z. Reznikov tha se nuk do të jepte detaje se ku dhe kur do të zhvillohet trajnimi.

Ai po fliste dy ditë pasi një zyrtar amerikan tha se F16 do të transferoheshin në Ukrainë pasi pilotët e vendit të kishin mësuar se si t'i përdorin ato.

“Për të krijuar pritshmëri të arsyeshme, vendosni një minimum prej gjashtë muajsh në mendjen tuaj, por mos u zhgënjeni nëse zgjat më shumë”, tha Reznikov për Kanal 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat