Katër persona zhduken nga shirat e rrëmbyeshëm në Kanada, në mesin e tyre dy fëmijë

Bota

Katër persona zhduken nga shirat e rrëmbyeshëm në Kanada, në mesin e tyre dy fëmijë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 11:20
Kanada

Katër persona në Kanada, përfshirë dy fëmijë, janë raportuar të zhdukur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Nova Scotia, ka thënë policia.

Zyrtarët thonë se shirat më të dendur që kanë goditur rajonin e Atlantikut në 50 vjet kanë shkaktuar përmbytje që kanë lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Tre muaj shi ra në vetëm 24 orë në disa zona, shkruan BBC.

Banorëve u është bërë thirrje që të mos bashkohen në kërkimet për të zhdukurit për shkak të kushteve të rrezikshme.

Dy fëmijët e zhdukur ndodheshin në një makinë që u përmbyt nga ujërat e përmbytura, njoftoi policia. Tre personat e tjerë që ndodheshin në makinë kanë mundur të largoheshin.

Një burrë dhe një i ri rezultojnë gjithashtu të zhdukur pasi mjeti në të cilin ndodheshin është zhytur në ujë. Dy persona janë shpëtuar nga automjeti.

Më shumë se 80,000 njerëz mbetën pa energji në një moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat