Djegia e Kuranit/ Emiratet e Bashkuara Arabe notë proteste ndaj Suedisë

Bota

Djegia e Kuranit/ Emiratet e Bashkuara Arabe notë proteste ndaj Suedisë

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Emiratet e Bashkuara Arabe thirrën të ngarkuarin me punë të Suedisë në Abu Dhabi për të protestuar ndaj vendimeve të fundit që lejojnë djegien e librit të shenjtë mysliman në vendin nordik.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Mbretërisë së Suedisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe i ka dorëzuar asaj një notë zyrtare proteste kundër sulmeve dhe abuzimeve të përsëritura ndaj kopjeve të Kuranit të Shenjtë të kryera nga ekstremistët në Mbretërinë e Suedisë”, tha Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe shprehën dënimin e tyre të fortë për vendimin e qeverisë suedeze për të lejuar vazhdimin e akteve të tilla, duke theksuar se ai pasqyron një “mospërfillje të përgjegjësive ndërkombëtare dhe mungesë respekti për vlerat shoqërore”.

Kujtojmë që të enjten në mëngjes, një turmë irakianësh sulmuan Ambasadën e Suedisë në Bagdad dhe i vunë flakën në shenjë proteste kundër djegies së një kopje të Kuranit më 28 qershor muajin e kaluar nga Salëan Momika, një burrë i lindur në Irak, i cili tani jeton në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat