Protestuesit sulmuan ambasadën suedeze në Bagdad për shkak të djegies së Kuranit

Bota

Protestuesit sulmuan ambasadën suedeze në Bagdad për shkak të djegies së Kuranit

Nga: A.SH Më: 20 korrik 2023 Në ora: 06:30
Protestuesit mblidhen pranë ambasadës suedeze në Bagdad, Irak, më 20 korrik 2023

Protestuesit e zemëruar nga djegia e kopjeve të Kuranit në Suedi kanë sulmuar ambasadën suedeze në kryeqytetin irakian Bagdad, duke hyrë në kompleks dhe duke ndezur një zjarr, përcjell Bota sot.

Videot në internet treguan demonstruesit në kompleksin diplomatik të enjten herët në mëngjes duke valëvitur flamuj dhe tabela që tregonin liderin me ndikim fetar dhe politik shiit irakian Muqtada al-Sadr.

Ministria e Jashtme e Irakut ka dënuar ashpër sulmin ndaj ambasadës, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

“Qeveria irakiane ka udhëzuar autoritetet kompetente të sigurisë që të kryejnë një hetim urgjent dhe të marrin masat e nevojshme të sigurisë për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar autorët e këtij akti dhe për t'i mbajtur ata përgjegjës sipas ligjit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat