Inteligjenca ukrainase pas shpërthimeve: Ura e Krimesë është ndërtim i panevojshëm

Bota

Inteligjenca ukrainase pas shpërthimeve: Ura e Krimesë është ndërtim i panevojshëm

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 09:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Andrij Yusov, zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, refuzoi të komentojë mbi shpërthimet në urën e Krimesë këtë mëngjes.

“Mund të citoj vetëm drejtorin e shërbimit të inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov, i cili tha se ura e Krimesë është një ndërtim i panevojshëm”, shtoi Yusov.

Ura e Krimesë, një linjë kryesore e furnizimit për forcat ruse në Ukrainë, u dëmtua mëngjesin e sotëm në një situatë “të jashtëzakonshme” që vrau dy persona dhe plagosi një fëmijë, thanë zyrtarët rusë dhe mediat ukrainase raportuan shpërthime në urë.

Trafiku u ndal në një urë që Rusia e ndërtoi për të lidhur territorin e saj me gadishullin e Krimesë, të cilën Moska e kapi në vitin 2014, thanë zyrtarët rusë.

Videoja e Reuters tregon urën pa trafik, kurse deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime mbi urë. 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat