Policia në Meksikë liroi 20 fëmijë të cilët u detyruan të punonin 12 orë në ditë

Bota

Policia në Meksikë liroi 20 fëmijë të cilët u detyruan të punonin 12 orë në ditë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Policia meksikane shpëtoi 20 fëmijë të moshës një deri në 17 vjeç nga dhomat me qira në resortin Playa del Carmen, ku u detyruan të punonin 12 orë në ditë dhe të shisnin ushqime të ndryshme në rrugë dhe plazhe, njoftuan sot autoritetet lokale.

Zyra e prokurorit të shtetit federal meksikan të Quintana Roo, ku ndodhet Playa del Carmen, njoftoi se fëmijët dhe adoleshentët janë kryesisht nga zonat indigjene dhe të varfra të shtetit të Chiapas.

Fëmijëve iu premtua se do të paguhen dhe se do të mund të dërgojnë para për familjet e tyre, raportoi AP.

Por kur u pyetën për pagën, personat për të cilët punonin thanë se paratë tashmë u ishin dërguar prindërve të tyre.

Prokuroria deklaroi se fëmijët ishin detyruar të punonin në pluhur që në agim, se ishin të pisët, të veshur keq dhe të kequshqyer kur u gjetën.

Dy persona janë dërguar në paraburgim, por ende nuk ka asnjë akuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat